BotaTop Lajme

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Çavushoglu viziton Xhaminë Al-Aksa

Shpërndaje

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, vizitoi Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri Çavuşoğlu ka ecur në këmbë drejt Aksasë nga zona e Qytetit të Vjetër të Kudsit Lindor nën okupim.

Gjatë vizitës në Administratën e Vakëfeve Islame të Kudsit, e cila është përgjegjëse për administrimin e Xhamisë Al-Aksa, Çavuşoğlu u takua me kreun e Administratës Azzam Al-Khatib .

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, mësohet se Çavuşoğlu në bisedë është shprehur: “Xhamia Aksa ndodhet në lutjet e popullit turk. Palës izraelite ia kemi shprehur qartë ndjeshmërinë e Turqisë për Kudsin dhe Xhaminë Al-Aksa”.

Ndër të tjera, Çavuşoğlu ka deklaruar se kanë ndërmarrë çdo përpjekje që Organizata e Bashkëpunimit Islam dhe të gjitha vendet islame të mos harrojnë Kudsin dhe Xhaminë Al-Aksa.

Ministri Çavuşoğlu pas takimit me zyrtarët e Vakëfeve vizitoi Kupolën e Shkëmbit dhe Xhaminë Kible.

Disa muslimanë që po kryenin adhurim në Xhaminë Al-Aksa mirëpritën ministrin Çavuşoğlu dhe kërkuan të bënin fotografi me të.