MaqedoniTop Lajme

Ali Ahmeti: Ftoj të gjithë shqiptarët e Luginës ta përkrahin Shaip Kamberin

Shpërndaje

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për ta përkrahur Shaip Kamberin nga Lugina dhe koalicionin “Koalicioni i shqiptarëve të Luginës” i cili kërkon një vend në Parlamentin e Serbisë.

Nesër është ditë vendimtare për shqiptarët në Luginë. “Koalicioni i shqiptarëve të Luginës”, për herë të tretë kërkon mbështetjen për sigurimin e një vendi në Parlamentin e Serbisë.

Ftoj të gjithë elektoratin shqiptar në Luginë që nesër në mënyrë masive t’iu drejtohen qendrave të votimit, sepse Shaip Kamberit i duhet mbështetja e të gjithëve si kandidat i vetëm për të përfaqësuar votuesin shqiptar në Serbi, sepse zëri i tij duhet të dëgjohet ashtu siç është dëgjuar deri më tani.

Nesër, të gjithë rrugët çojnë në Vendvotimin numër 6 në Tërnoc.