Nga nesër Gazprom ndërpret gazin rus për Danimarkën dhe Gjermaninë
Gjiganti rus i energjisë Gazprom njofton se nga nesër do të ndërpresë furnizimin me gaz për Danimarkën dhe për Gjermani, pasi të dy kompanitë që importonin gazin në dy vendet refuzuan të përmbushin kërkesën e Moskës për të paguar gazin rusa me rubla.
Furnizimi i dy kompanive Orsted në Danimarkë dhe Shell Energy në Gjermani me gaz natyror do të ndalojë nga nesër, 1 qershor, njofton Gazprom.
Kompania daneze Orsted kishte paralajmëruar të hënën se Gazprom i Rusisë mund të ndërpresë furnizimin me gaz në Danimarkë pasi refuzoi të paguante në rubla , duke theksuar se një veprim i tillë nuk do të kishte një ndikim të drejtpërdrejtë në furnizimet me gaz të Danimarkës.
Drejtori ekzekutiv i kompanisë daneze të energjisë Madz Nieper deklaroi sot se Orsted do të jetë në gjendje të pompojë gaz nga tregjet evropiane.