Maqedoni

Grubi: Ndihma gjermane është kruciale për hapjen e negociatave mes RMV-se dhe BE-së

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i parë Grubi pas takimit me kancelarin gjerman Olaf Scholz është shprehur se për vendin dhe qytetarët hapja e negociatave me BE-në është e rëndësishme dhe presin që ndihma gjermane të jetë kruciale në këtë drejtim.

Postimi i Grubit:

Mirëpritëm sot në vendin tonë kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe në këtë takim potencova rëndësinë që ka hapja e negociatave me Bashkimin Europian për qytetarët tanë.

Theksova që qytetarët dhe vendi ynë kanë bërë sakrifica serioze duke zbatuar Marrëveshjen e Ohrit dhe barazinë, duke arritur dhe zbatuar Marrëveshjen e Prespës dhe ndryshimin e Kushtetutës, por edhe marrëveshjen për fqinjësi të mirë, andaj dhe meritojmë datën për mbledhjen e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian.

Mes tjerash, theksova se ndihma gjermane është kruciale në këtë drejtim dhe vizita në Sofje е kancelarit Scholz është inkurajuese dhe ndjell shpresë për zhbllokim të endrrës sonë europiane.