Besimi: Me rishikimin e buxhetit, sigurohen më shumë mjete për pensionistët, bujqit, subvencione për rritjen e pagave…
Me rishikimin sigurohen më shumë mjete për pensionistët, bujqit, shfrytëzuesit e asistencës së garantuar dhe subvencionet për rritjen e pagave.
1️⃣ Përkrahje financiare shtesë prej 76.42 milionë eurove për mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe likuiditetit të kompanive në kushte të zgjatjes së krizës në tregun botëror të energjensave dhe produkteve primare;
2️⃣ Subvencione dhe transferta shtesë për bujqit, përkatësisht 52 milionë euro shtesë nga subvencionet e planifikuara fillestare. Këto mjete kanë për qëllim stiumulimin e rendimenteve dhe produktivitetit për amortizimin e presioneve të çmimeve të produkteve ushqimore bazë;
3️⃣ Rritja e nivelit të transfertave për komunat, para së gjithash për shkak të rritjes së bllok granteve për rritjen e pagave në kopshtet e fëmijëve, si dhe në shkollat fillore dhe të mesme për 15%;
4️⃣ Rritja e pensioneve, në përputhje me metotologjinë e re të përllogaritjes, sipas lëvizjes së indeksit të shpenzimeve për jetesë me vlerë prej 50% dhe rritjes së pagës mesatare të paguar për të gjithë të punësuarit në vlerë prej 50%;
5️⃣ Subvencionet për kontributet për përkrahje të punëdhënësve për rritjen e pagave në sektorin privat, duke përfshirë edhe efektin për subvencionimin e kontributeve për pagën minimale dhe
6️⃣ Përkrahje financiare shtesë me vlerë prej 39 milionë eurove për shfrytëzuesit e së drejtës së ndihmës minimale të garantuar.
Përkrahja për qytetarët tanë dhe ekonominë për tejkalimin më të shpejë të sfidave nga krizat e reja botërore.