Radev: Nuk mund të hapet rruga evropiane e Maqedonisë pa u hapur kushtetuta e atij vendi
Presidenti bullgar, Rumen Radev ka deklaruar për mediat bullgare dhe nuk mund të hapet rruga evropiane e Maqedonisë pa u hapur kushtetura e atij vendi.
Ai tha se kushtet që kërkon Bullgaria nga Maqedonia, duhet të plotësohen para fillimit të negociatave.
“Propozimi i presidencës franceze është një hap në drejtimin e duhur, por shumë çështje mbeten për t’u sqaruar para se të hiqet vetoja”, tha presidenti bullgar Radev.
Ai komentoi dhe kriteret e vendosura në propozimin francez për tejkalimin e mosmarrëveshjes bullgaro-maqedonase dhe hapjen e negociatave me BE-në.
Kërkesa për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë, thekson Radev, duhet të bëhet para fillimit të negociatave.
“Jo më pak të rëndësishme janë mekanizmat e qarta dhe kriteret e matshme për zhdukjen e politikës dhjetëvjeçare të korrigjimit, vjedhjes dhe falsifikimit të historisë bullgare, për restaurimin e monumenteve të shkatërruara dhe shenjave të bullgarizmit në këto vende si dhe për ruajtjen e trashëgimisë kulturore bullgare”, tha Radev.
Radev shton se pret që qeveria bullgare t’i qartësojë ato çështje dhe të kërkojë mekanizma dhe garanci të qarta, duke shtuar se kryeministri nuk mund të paraqesë një propozim të huaj pa shprehur qëndrimin e tij.
“Kabineti nuk arriti të përgatiste një propozim bullgar dhe tani e dorëzon atë në frëngjisht, duke fajësuar Kuvendin Kombëtar pa thënë qëndrimin e tij. Kryeministri nuk mund të paraqesë një propozim të huaj pa mendimin e tij. Ai nuk është korrier, por kryeministër”, ka përfunduar deklaratën e tij Radev.