Mickoski: Jo për propozimin e fundit
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në protestën e sotme para Kuvendit edhe një herë e përsëriti qëndrimin se është kundër propozimit të fundit francez për zgjidhjen e çështjes Shkup-Sofje.
“Nëse Evropa nuk është e gatshme të na pranojë ne, maqedonasit e qytetëruar, në mënyrë të civilizuar dhe dinjitoze aty ku e kemi vendin, pra në Evropë, do të presim ardhjen e njerëzve që kuptojnë se çfarë duam të themi sot”, thotë ai. Mickoski.