Rajoni

Nga nesër mot “vjeshtor”, rikthehen reshjet e shiut

Shpërndaje

Rikthehen reshjet e shiut, ky është parashikimi i motit për ditët në vazhdim.

Nga e premta mot “vjeshtor” me reshje të shumta shiu, e në fundjavë rënie e temperaturave edhe nën 20C.

Reshjet lokalisht ka gjasa të vazhdojnë kohëpaskohe edhe përgjatë fundjavës, me një rënie të ndjeshme të temperaturave, shkaku edhe i erërave më të ftohta veriore.

Java e ardhshme, sipas parashikimeve të fundit, ditëve të para do të mbetet me mot paksa më të freskët dhe kryesisht me diell.

8.07 – Kryesisht vranët, erë dhe me reshje më të shumta shiu nga orët e pasdites, që vazhdojnë edhe gjatë mbrëmjes.

9.07 – Reshjet vazhdojnë edhe përgjatë orëve të mëngjesit. Gjatë ditës mbetet mot kryesisht me vransira, me reshje lokale shiu dhe i freskët.

10.07 – Kryesisht me vransira, me riga lokale shiu orëve të mëngjesit.

11.07 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë.

Temperaturat në rënie, minimalet zbresin edhe deri në 10C ditën e diel, ndërsa maksimalet, zbresin në 25C ditën e premte, e të shtunën edhe në 19C.

Do të fryjë erë mesatare dhe fuqishme nga veriu e verilindja 5-15m/s, me hpve edhe deri në 20m/s.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale.