RajoniTop Lajme

Qytetarët po ikin nga Kosova, sepse “krahu i luftës” vodhën çdo gjë, edhe në varreza të dëshmorëve kanë vjedh

Shpërndaje

Që nga viti 2010 e tutje ka filluar ikja e qytetarëve të Kosovës për në vendet e BE-së dhe jo vetëm. Për këtë fenomen së fundi ka shkruar edhe agjencia kroate e lajmeve, Hina, e cila alarmoi se të rinjtë kosovarë po nisen masivisht drejt Gjermanisë, në kërkim të një jete më të mirë.Një nga mijëra kosovarët që po presin për vizë, i kishte thënë kësaj agjencie se nuk do të kthehet kurrë në Kosovë, ndërsa po e mësonte gjermanishten. Këtë gjendje e ka rritur edhe më shumë gjendja ekonomike si pasojë edhe e covidit, megjithatë ky fenomen ka nisur edhe më parë.

Për dallim prej ikjes masive që ndodhi gjatë vitit 2014-2015, ku mbi 100.000 qytetarë ikën ilegalisht nga Kosova drejt vendeve të BE-së, sot ky migrim po bëhet në mënyrë̈ të rregullt duke shkuar me viza pune e ku shumica prej tyre ndalen në Gjermani, Zvicër, Francë etj. Politikanët në vend se të gjejnë mënyra për të ndalur këtë gjendje shumë të rëndë për të tashmen dhe të ardhmen e vendit, ironizojnë ikjet e qytetarëve, dikush thoshte po “ikin me iphona të shtrenjtë”, ndërsa tani ministri i vetëqeverisjes Lokale Elbert Krasniqi e quan këtë gjë normale pasi, “është një proces normal, njerëzit kërkojnë kushte më të mira jetese”.

Jo, ministër, nuk është normale njerëzit të ikin nga atdheu i tyre. Ikjet e njerëzve nga shtëpitë e tyre ndodhin kryesisht për dy arsye kryesore: Ose në luftë, ose nga mungesa e perspektivës. Faktikisht viteve të fundit jemi përballur me shifra të frikshme të emigrantëve që kanë mbërritur në dyert e shteteve të ndryshme të Evropës, pjesa më e madhe e tyre janë nga Siria, Afganistani, Libani, Iraku Jordania etj.Të gjitha këto shtete kanë një emërues të përbashkët, luftën. Shqiptarët shesin çfarë kanë, lënë pas çdo gjë dhe ikin në vende të ndryshme të Europës dhe sa më larg madje. Arsyet pse ikin shqiptarët e Kosovës janë: Shqiptarët ikin së pari pasi janë të varfër. Sipas të dhënave të organizatave ndërkombëtare një në tre shqiptarë është në varfëri absolute dhe ekstreme. Nga një sondazh i publikuar kohët e fundit, rezulton që 53% e familjeve në Kosovë jetojnë nën nivelin e varfërisë absolute. Rreth 10% e tyre janë në nivelin e varfërisë ekstreme. E gjithë kjo si pasojë e keqqeverisjes, gllabërimit të pasurisë dhe monopolizimit të tregut në duart e ca njerëzve të lidhur me politikën. Tanimë që erdhi një qeveri me synime të mira, nuk arriti të mbijetoj nga disa faktorë, e që tani edhe nuk është momenti t’i themi.

Arsyeja tjetër ka të bëjë se shqiptarët ikin sepse u zhgënjyen nga premtimet elektorale të partive politike për rritjen e punësimit, shëndetësi dhe arsim cilësor, liberalizim të vizave etj., të cilat ishin veç premtime boshe. Ata premtonin madje edhe deri 300 mijë vende pune.

Ish komandantët që erdhën në pushtet me premtime të shumta, ishin ata që më së shumti vodhën, shkatërruan fabrikat, kapën drejtësinë, mbushën shkollat dhe spitalet me militantë, kapja e shtetit rezultoi të ishte laku në fyt për qytetarët, të cilët nga mungesa alternativave ikën jashtë.

Qeveria e re po bën përpjekje për të frenuar ikjen, njerëzit janë dëshpëruar deri në palcë, e dinë se qeveria Kurti po bën çdo gjë, duhet më shumë kohë për të kthyer në binar shkatërrimin mbi 20 vjeçar që ish pushtet e kaluara e kanë bërë.