Ndërtesa e Qeverisë dhe e Ministrisë së Punëve të Jashtme ndriçohen me ngjyrat e Bashkimit Europian (Foto)
Ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Qeveria sonte janë ndriçuar me ngjyrat e Bashkimit Europian, si simbolikë e fillimit zyrtar të negociatave aderuese të RMV-së me Bashkimin Evropian.
RMV-ja dhe Shqipëria hapën sot zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian me mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.
Duke hapur Konferencën, Jan Lipvavski, Ministri i Jashtëm i Republikës Çeke, vendit që kryeson me BE-në, deklaroi se “Negociatat aderuese që sot nisin me RMV-në do të jenë rigoroze dhe të vështira”. Sipas tij, Konferenca e ardhshme Ndërqeveritare do të mbahet pa anulime dhe kushte tjera politike, pasi RMV-ja do t`i bëjë ndryshimet kushtetuese, respektivisht futjen e bullgarëve në Kushtetutë.