MaqedoniTop Lajme

Në “Tabanoc” për hyrje pritet 40-60 minuta, ndërsa në “Bogorodicë” për dalje 30-40 minuta

Shpërndaje

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë me intensitet të rritur në akset rrugore jashtë mjediseve urbane.

Në VK “Tabanoc” për hyrje pritet prej 40 deri 60 minuta, ndërsa në VK “Bogorodicë” për dalje prej 30 deri 40 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Nga LAMM rekomandojnë shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit rrugor qarkullim të kujdesshëm, posaçërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka malore. Kjo posaçërisht ka të bëjë me pjesët Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Nga 1 korriku filloi të zbatohet regjimi i përkohshëm i qarkullimit në periudhën e verës, i cili ndalon lëvizjen e automjeteve të rënda të mallrave, masa totale e të cilave kalon 15 tonë gjatë ditëve të fundjavës, edhe atë prej të premten nga ora 17:00 deri në orën 22:00, të shtunën nga ora 09:00 deri në 18:00 dhe të dielën nga 9 e mëngjesit deri në 22:00. Në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta, të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, ndalimi do të zbatohet edhe nga e hëna në të enjte nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

Kufizimi nuk zbatohet për automjetet që transportojnë kafshë, lule, ndihma humanitare, grurë dhe drithëra dhe mallra që prishen, naftë dhe derivate të naftës, transport të materialeve të rrezikshme dhe automjete që kryejnë transport për kompanitë që kanë lidhur kontrata për realizimin e projekteve në rrugët shtetërore me NP për Rrugë Shtetërore.