Kovaçevski: Me ribalancimin janë parashikuar 76 milionë euro për masat e reja kundër krizës
Me miratimin e ribalancimit të Buxhetit për vitin 2022 këtë javë që lamë pas, sigurojmë stabilitet ekonomik dhe mbështetje më të madhe financiare për qytetarët dhe kompanitë për këtë vit të krizës, shkruan në Facebook kryeministri Dimitar Kovaçevski.
“Në një vit të mbushur me sfida ekonomike, energjetike dhe shëndetësore, vazhdojmë me kujdes të vërtetë për të gjithë qytetarët dhe fokusohemi në zhvillimin e përgjithshëm të shtetit”, shkruan kryeministri Kovaçevski.
Ai thekson se me ribalancimin janë parashikuar 76 milionë euro për masat e reja kundër krizës, 32 milionë euro për rritjen e prodhimit të ushqimit vendas, rritje të pagave në arsim dhe përkujdesjes për fëmijët dhe pagesën në kohë të tyre, për rritje të pensioneve nga shtatori për mbi 320 mijë pensionistë, për subvencione për bujqit dhe fonde për projekte zhvillimore.
“Ribalancimi që u përshëndet nga Banka Botërore dhe u prezantua para qytetarëve dhe komunitetit të biznesit, përveç ruajtjes së stabilitetit makroekonomik, ka për qëllim edhe të ndihmojë ekonominë që të kthehet në nivelin para pandemisë”, shton kryeministri Kovaçevski.