MaqedoniTop Lajme

Për të shpëtuar pasurinë divorcohet nga bashkëshortja, zbulohet plani i Gruevskit dhe Borkicës

Shpërndaje

Gazetari i njohur, Vasko Eftov në emisionin e tij të rregullt “Në Qendër” ka folur edhe për divorcin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski me gruan e tij Borkica Gruevski.

Eftov ka theksuar se shkurorëzimi ka ndodhur për shkak të parave dhe se ky mund të jetë edhe një plan për shpëtimin e një pjese të pasurisë, pasi që rrezikohet nga konfiskimi.

“Gruevski po përpiqet të shpëtojë një pjesë të pasurisë së vjedhur, kështu që banesat, rrogat, kompanitë dhe llogaritë bankare po synon ti transferojë tek Borkica, sepse është i vetëdijshëm se nuk ka mundësi të shpëtojë nga vendimet e gjykatës për sekuestrimin e pronës dhe as nuk ka ndërmend të kthehet në vend pasi tashmë vendi ka nisur negociatat me BE-në. Shikoni kur u shpall divorci, në ditën e hapjes së negociatave me BE-në, një simbolikë më e fortë se kjo nuk ka”, ka nënvizuar Eftov.