Ali Ahmeti: Lavdi e përjetshme emrit dhe veprës kombëtare të Adem Demaçit!
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përkujtuar veprimtarin, Adem Demaçi në përvjetorin e katërt të ndarjes nga jeta.
Ahmeti ka thënë se kujtimi për Demaçin dhe për atë që vet Demaçi bëri për lirinë e Kosovës nuk shuhet kurrë!
Postimi i plotë:
Baca Adem vitet po kalojnë shpejtë, por kujtimi për ty dhe atë që bëre për lirinë e Kosovës nuk shuhet kurrë!
Krenar që të njoha dhe pata mundësinë që bashkë të veprojmë për të njejtin ideal, atë të Kosovës sonë të lirë dhe të pavarur!
Lavdi e përjetshme emrit dhe veprës kombëtare të Adem Demaçit!