RajoniTop Lajme

Osmani: Raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ekzistenciale!

Shpërndaje

Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu u pritën në takim nga Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken.

Postimi nga Vjosa Osmani:

Raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ekzistenciale! 🇽🇰🇺🇸

Nder i veçantë takimi me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, me të cilin rikonfirmuam partneritetin tonë të palëkundur, si dhe hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në sektorë të rëndësishëm e strategjik. Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta intensifikojmë angazhimin e përbashkët diplomatik, forcimin e sundimit të ligjit, si dhe rrugëtimin tonë euro-atlantik.
Së bashku qëndrojmë krah për krah në adresimin e sfidave të përbashkëta ndaj paqes, sigurisë, si dhe në promovimin e vlerave tona të përbashkëta demokratike.