RajoniTop Lajme

Osmani: Në SHBA morëm mbështetje për sovranitetin e vendit dhe rritjen e njohjeve

Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryeministri Albin Kurti, mbajnë konferencë për media lidhur me vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidentja Vjosa Osmani tha se vizita ishte shumë e rëndësishme, pjesa më e rëndësishme ishte takimi me sekretarin Blinken i cili në emër të Biden ka përcjell mirënjohjen e tij për lidershipin që Kosova ka tregu kohëve të fundit.

Pjesa e dytë është Marrëveshja me MCC, investimi më i madh në dekadat e fundit që ka dëshmi që SHBA qëndron pranë Kosovës, shtoi Osmani

Siç e kemi thënë gjatë takimit me Blinken, partneriteti ynë ka qenë dhe mbetet esenciale edhe sot për te fuqizuar ekonominë e saj dhe kur kemi pranë SHBA të gjitha sfidat bëhen më të lehta.

“Jemi shumë me fat që kemi mbështetjen e aleatit tonë më të rëndësishëm në botë”, tha ajo.

Osmani tregoi edhe për temat e diskutuara gjatë kësaj vizite.

“Temat që i kemi diskutuar ishin, fuqizimi i Kosovës, po ashtu si mund të rritet numri i njohjeve. Blinken dhe Biden kanë qenë shumë të interesuar ta ndihmojnë Kosovën në këtë drejtim, për njohjet dhe siç e dini nga deklarata e Blinken nuk flitet me vetëm për integrimin euroatlantik po edhe par atë ndërkombëtar. Sa i përket çështjes së dytë, sigurisë kemi kërkuar përkrahje nga SHBA për anëtarësim në NATO kemi sqaruar pse është kaq e rëndësishme tani kur siguria është e brishtë për shkak te agresionit rus në Ukrainë”, tha presidentja Osmani.

Po ashtu, tema e dialogut, të cilin e përmendi edhe vetë Blinken, ishte ndër temat më të rëndësishme të diskutuara.

“U rikonfirmua që procesi të përqendrohet në njohje reciproke dhe kemi shprehur qëndrimet tona dhe e kemi informuar se ku qëndrojmë, p.sh për energjinë, me fazën e implementimit dhe çështje të tjera. Është rikonfirmuar qëndrimi amerikan që assesi nuk shtyn përpara një çështje që do ta prekte sovranitetin dhe rregullimin kushtetues të Kosovës”.