Maqedoni

Besimi: Me investimin e NEXT.E.GO MOBILE në Tetovë, Maqedonia e Veriut bëhet pjesë e tregut me zhvillim të shpejtë të automobilave elektrike

Shpërndaje

‼️ Kompania gjermane Next.e.GO Mobile do të investojë ➡️ 130 milionë euro në një fabrikë për prodhimin e automjeteve elektrike në ZZHTI Tetovë. Ky kapacitet prodhues do të punësojë ➡️ 900 qytetarë.
🔷 Ky investim do të sjellë përfitime të shumta ekonomike, por edhe përfitime për mjedisin jetësor:
✔️ Ulje të papunësisë dhe përmirësim të standardit të jetesës së qytetarëve;
✔️ Eksport të produkteve me vlerë të shtuar të lartë;
✔️ Transferim të njohurive dhe teknologjive;
✔️ Promovim të vendit tek investitorët e huaj;
✔️ Ky investim është gjithashtu në kontekstin e impenjimeve tona për zbatimin e “axhendës së gjelbër”, resprektivisht zhvillimin e ekonomisë së gjelbër.
👏 Me investimin e NEXT.E.GO MOBILE në ZZHIT Tetovë, Republika e Maqedonisë së Veriut bëhet pjesë e tregut me zhvillim të shpejtë të automobilave elektrike. Pritet që kjo fabrikë të prodhojë 30.000 automjete në nivel vjetor, kryesisht për tregun evropian – që do të thotë rreth 700 milionë euro eksport shtesë për ekonominë tonë.
👉 Investimet e mëdha kanë efektin e topit të dëborës (rritje me ritme të shpejta). Markat tërheqin investime të reja, krijojnë vende të reja të punës dhe ndikojnë në përshpejtimin e aktivitetit ekonomik dhe zhvillimin ekonomik. Determinimi ynë si Qeveri është t’i përkrahim dhe promovojmë investitorët e huaj që do të mund ta sigurojnë këtë efekt dhe që mbi të gjitha do të sjellin përfitime për qytetarët tanë, kompanitë vendase dhe ekonominë.