Ahmeti uron Destanin: Nuk mund të ketë mënyrë më të mirë për të shënuar përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka thënë se nuk mund të ketë mënyrë më të mirë për të shënuar përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit se përurimi i një investimi të ri.
Ai sot ka marrë pjesë në hudhjen e gurëthemelit të fabrikës së re për prodhimin e veturave elektrike e.GO në Zonën e lirë ekonomike në Tetovë.
“Përgëzova mikun tim Lazim Destanin që në bashkëpunim me Qeverinë do ta realizojnë këtë investim prej 130 milionë eurove duke mundësuar hapjen e 890 vendeve të reja të punës”, ka shkruar Ahmeti.