RajoniTop Lajme

Albin Kurti për gazetën spanjolle “El Pais”: Spanja do ta njohë Kosovën

Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka theksuar se Spanja duhet dhe do ta njoh shtetin e Kosovës.

Shefi i Qeverisë kosovare këto komente i ka bërë në një intervistë të dhënë në Bruksel për gazetën prestigjioze spanjolle “El Pais”, ku ka folur për raportet në mes të Madridit dhe Prishtinës zyrtare.

Kurti ka folur edhe për agresionin rus dhe përpjekjen e Moskës për të rritur destabilizimin në kufijtë e Bashkimit Evropian.

“Rusia bën presion për të rritur jostabilitetin në kufijtë e BE-së”, ka thënë Kurti për EL Pais.