Maqedoni

Ruskoska: Unë nuk jam si Katica Janeva

Shpërndaje

E pyetur nëse ky rasti i suspendimit të saj është i njëjtë me atë të ish prokurores së PSP-së Katica Janeva, prokurorja Vilma Ruskoska sot theksoi se rastet janë krejtësisht të ndryshme.

“Unë nuk jam si Katica Janeva dhe unë nuk e kam keqpërdorur detyrën time, e sidomos jo për mjete parash. Nuk e krahasoj aspak fatin tim me fatin e Katicës. Gjithçka që është marrë në të dy rastet është në përputhje me ligjin, kështu që këto dy raste nuk mund të krahasohen”, shtoi Ruskovska.