Taravari pas dorëheqjes së Selës: Si thua ti i dashur mik, vazhdojmë përpara!
Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët përmes një shkrimi në Facbook ka komentuar dorëheqjen e Ziadin Selës nga posti i kryetarit të ASH-së, përcjell TV21. Taravari thotë se Ziadini është simbol i partisë dhe se do të vazhdojë të kontribuojë për partinë, ndërsa veprimin e tij e ka quajtur shembull për liderët e partive tjera.
“Fatmirësisht Ziadini do të vazhdojë të jetë pjesë e Aleancës, fatmirësisht kontributi i tij sui generis do të jetë një mbështetje e madhe për të gjithë partinë, por sonte ai i ka treguar të gjithë klasës politike të shtetit, sidomos nivelit të kryetarëve se: Ai që di të mbajë përgjegjësi futet me hak në histori si burrë dhe Ziadin Sela është i tillë! Faleminderit kryetar! Përshëndetje e si thua ti i dashur mik: Vazhdojmë Përpara!”, shkruan mes tjerash Taravari.
Në vijim postimi i plotë i Taravarit:
Ziadin Sela është njeriu simbol i Aleancës për Shqiptarët, është burri që i doli në ballë me trimëri nevojave për ndryshim duke krijuar revolucion në politikën e vendit. Ai u bë një avokat i të drejtave të njeriut. Kauza e tij politike nuk ishin vetëm shqiptarët pavarsisht që ai u inspirua dhe vazhdon inpirohet prej tyre, kauza e tij ishin dhe janë njerëzit dhe mirëqënia e tyre pa marrë parasysh fenë, etninë, gjuhën apo ngjyrën e lëkurës.
Në një pikë kthese shumë të rëndësishme për historinë e shtetit të Maqedonisë, ai u vu në krye të timonit, duke rrezikuar edhe vet jetën e tij që shteti të çlirohej nga kthetrat e diktaturës që e kish pushtuar. Sallat dhe korridoret e parlamentit për pak u shëndruan në fundin e tij por fatmirësisht Ziadini mbijetoi e bashkë me të demokracia fitoi e sidomos prej tij triumfoi paqja, sepse atë natë ku ai u dhunua barbarisht në sallën e parlamentit pamjet e tij të rënda pushtuan mediat kudo…populli shqiptar si asnjëherë tjetër, qoftë i Aleancës, qoftë i BDI-së, qoftë i çdo partie tjetër, doli në rrugë për të bërë drejtësi, por thirrja e tij për paqe e vetpërmbajtje ishin historike dhe treguan sjelljen e një njeriu të mençur.
Sot ai ka shpallur dorëheqjen e parevokueshme duke u bërë dhe njëherë tjetër i pari i llojit të tij dhe duke dhënë shembullin më të mirë se çfarë është Përgjegjësia!
Fatmirësisht Ziadini do të vazhdojë të jetë pjesë e Aleancës, fatmirësisht kontributi i tij sui generis do të jetë një mbështetje e madhe për të gjithë partinë, por sonte ai i ka treguar të gjithë klasës politike të shtetit, sidomos nivelit të kryetarëve se: Ai që di të mbajë përgjegjësi futet me hak në histori si burrë dhe Ziadin Sela është i tillë! Faleminderit kryetar!
Përshëndetje e si thua ti i dashur mik: Vazhdojmë Përpara!