Maqedoni

Këshilli i Prokurorëve hedh poshtë ankesën e prokurores Villma Ruskoska

Shpërndaje

Hidhet poshtë ankesa e prokurores Villma Ruskovska për suspendimi e saj nga puna, përcjell TV21. Këshilli i Prokuroreve Publik njëzëri votuan për refuzimin e ankesës duke e cilësuar të njëjtën si të pabazë.

“Mbi të gjitha kemi vlerësuar se gjithsesi për kohën derisa vazhdon procedura penale, me qëllim që të përcaktohet gjendja faktike rreth veprimit për bastisje dhe rreth rastit pas denoncimit anonim që ka të bëjë me Policinë Financiare, prokurorja publike do të duhet të jetë larg punës”, tha kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Antonio Jolevski.

Prokurori publik i Republikës, Joveski, në bazë të nenit 81 nga Ligji për prokurorinë publike, javën e kaluar solli Vendim për shkarkimin nga detyra të shefes së Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Vilma Ruskovska, derisa zgjatë procedura penale e dorëzuar pas kallëzimit nga Arafat Muaremi, për bastisjen më 18 korrik në Drejtorinë për polici financiare.

Prokurorja Vilma Ruskovska, javën e kaluar dorëzoi ankesë për vendimin për suspendimin e saj deri tek Këshilli i Prokurorëve Publikë. Me ankesën, siç sqaroi Ruskovska, ajo i hedh poshtë pretendimet në vendim dhe “këtë e konsideron si suspendim të të drejtës dhe suspendim të drejtësisë”.