MaqedoniTop Lajme

Ali Ahmeti: Asnjëherë në jetë nuk kam qenë opozitarë, por me sukses kam përmbysur sisteme!

Shpërndaje

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka realizuar takim me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi me të cilin sipas Ahmetit kanë biseduar për momentumin politik dhe socio-ekonomik në të cilin ndodhen dy vendet.

Sipas njoftimeve Ahmeti dhe Krasniqi kanë biseduar edhe për rëndësinë e madhe të tejkalimit të kontestit të vendit tonë dhe Bullgarinë, si dhe atë të Kosovës me Serbinë.

I pyetur nga gazetarët për politizimin e grevës në Kosovë nga ana e opozitës Ahmeti tha se çdo opozitë ka të drejtë të shfrytëzojë rastin, sin ë Kosovë po edhe në vendin tonë.

Duke “ironizuar” Ahmeti tha se nuk ka qenë ndonjëherë në opozitë për të ditur se si është gjendja, por tha se autoriteteve në Kosovë u takon të gjejnë zgjidhje, njëjtë siç ka gjetur MASH në RMV.

“Opozita, si këtu, si në Kosovë, normalisht e shfrytëzon të drejtën e vet që të shpreh paknaqësitë dhe bindjet e veta. Unë ndonjëherë në jetën time nuk kam qenë opozitarë. Por kam qenë kundër sistemeve kemi qenë të sukseshëm, kemi përmbys sisteme, por nuk kam pasur rastin të jemë në opozitë dhe nuk mund të nxjer ndonjë konkluzion të saktë”, deklaroi Ahmeti.