“Greqia, krime kundër njerëzimit”- Erdogan publikon fotot e fëmijëve të vdekur
Mediat helene e kanë konsideruar fjalimin e Erdogan në Asamblenë e OKB si një sulm të paprecedentë, duke thënë se ai akuzon Greqinë për krime kundër njerëzimit.
“Presidenti turk, duke folur në asamblenë vjetore të OKB-së, madje tregoi foto të foshnjave të vdekura dhe pohoi se kjo është rezultat i shtyrjeve të dhunshme nga roja bregdetare greke”, shkruan Protothema, e cila thotë se Erdogan është në delir.
Erdogan tha, ndër të tjera, se “ne nuk duam të shohim më shumë foshnja të vdekura si Aylan që të dalin në brigjet tona,” tha ai, duke pretenduar se javën e kaluar një foshnjë 9 muajshe dhe një fëmija 4-vjeçar kanë vdekur pasi roja bregdetare greke ua fundosi varkat.
“Në fakt, pasi ka treguar fotot e fëmijëve të vdekur, ai i ka bërë thirrje OKB-së që t’i thotë “stop” krimeve kundër njerëzimit të kryera nga Greqia”, thuhet më tej në shkrimin e medias greke.
“Greqia po kryen krime kundër njerëzimit. Grekët tiranizojnë refugjatët në Egje dhe në Mesdheun Lindor. Ne nuk duam që trupat e fëmijëve si Aylan të dalin në brigjet tona. Greqia po e kthen Egjeun në varreza. Dy fëmijë të vegjël humbën jetën pasi roja bregdetare greke u fundosi varkat e tyre. Është koha që BE dhe OKB t’u japin fund krimeve të tilla, të cilat janë krime kundër njerëzimit”, tha presidenti turk.