U lehtësua tregtia e lirë dhe sigurimi i ushqimit me marrëveshjet e nënshkruara mes Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës
Sot në Pragë, në prani të Kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe Kryeministrit të Ukrainës, Denis Shmihal, në mënyrë solemne u nënshkruan vendimet me të cilat plotësohet dhe rishikohet Marrëveshja ekzistuese për Tregti të Lirë mes Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës, me qëllim që të lehtësohet tregti e lirë dhe sigurimi i ushqimit midis dy vendeve.
Vendimet i nënshkruan ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski dhe zëvendësministri për Zhvillim Ekonomik dhe Tregti Ukrainës, Taras Kaçka.
Gjatë takimit në të cilin mori pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, Kryeministri Kovaçevski edhe një herë i konfirmoi qëndrimet e Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e fortë dhe të padyshimtë për vendin dhe popullin e Ukrainës, për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të saj.
Kryeministri Denis Shmahil e falënderoi delegacionin tonë të udhëhequr nga Kryeministri Kovaçevski për mbështetjen e madhe që Republika e Maqedonisë së Veriut ia jep Ukrainës.
Në biseda, Kryeministri Kovaçevski tregoi se përmbajtja drejt aktiviteteve dhe politikave të BE-së dhe botës demokratike, për ne si shtet do të thotë që të qëndrojmë në anën e duhur, në momentin e duhur.
Me nënshkrimin e sotëm të marrëveshjeve në lidhje me tregtinë e lirë dhe sigurimin e ushqimit, në mënyrë shtesë forcohet bashkëpunimi mes dy vendeve.
Dokumentet e nënshkruara mundësojnë liberalizim të mëtejshëm të tregtisë me produkte bujqësore dhe ushqimore nga të dyja palët. Në të njëjtën kohë, mundësohet eksporti pa doganë, veçanërisht për pemët dhe perimet e freskëta dhe tarifë doganore e ulur gjatë eksportit dhe importit të një numri të madh të produkteve ushqimore.
Me këto plotësime në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë, arrihet liberalizim shumë më i madh në lidhje me rregullat për origjinën, gjegjësisht nëse deri më tani për eksport në Ukrainë janë shfrytëzuar vetëm lëndë të para nga Maqedonia e Veriut dhe Ukraina dhe anasjelltas, ndërsa për eksport nga vendi ynë janë përdoreshin vetëm lëndë të para me origjinë nga Maqedonia e Veriut dhe Ukraina, me këto rregulla të reja do të jetë e mundur të përdoren edhe lëndët e para të BE-së. Marrëveshja e re do të mundësojë shfrytëzimin e lëndëve të para nga Ukraina gjatë eksportit në BE dhe anasjelltas.