”Makijato” bëhet luks, shkon deri në 100 denarë (VIDEO)
Përderisa çmimet e produkteve te qumshtit u rritën, Qeveria mori vendim për ngrirjen e çmimit. Kjo bëri që edhe çmimet e ushqimit të rriten në marketet dhe restorane. Në raftet e marketeve qumshti arrinë deri 90 denarë. Ndërsa në pothuajse çdo restoran apo kafene janë rritur çmimet e ushqimeve. Pronarët e restoraneve nuk deshën të flasin para kamerave por thonë se çmimet janë rritur e kjo ka ndikuar që edhe ata të rrisin çmimet në menytë e tyre, raporton Klan M.
“Për shkak të rritjes së çmimeve te të gjitha produkteve por edhe të produkteve të qumshtit janë rritur edhe çmimet e kafetë nëpër kafenetë e Shkupit. Përderisa një periudh një kafe mundeshte të blehej për 50 ose 70 denarë tash kushton 100 denarë”.
Ndryshe dje Qeveria solli vendim për plotësim të vendimit për kushte të posaçme për tregtimin e disa mallrave të veçanta, me çka, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, ngrihet marzha edhe për prodhimet e qumështit.
“Ngrihet marzha e gjizës, djathit të bardhë të lopës dhe djathit të bardhë të përzier, kaçkavallit, kosit, ajkës dhe jogurtit. Për këto prodhime kufizohet marzha më e ulët tregtare deri dhjetë për qind në tregtinë me shumicë dhe tregtinë me pakicë” – thonë nga Qeveria.
Lidhur me rritjen e vazhdueshme të çmimeve të produkteve bazë, ministri Bekteshi thotë se Ligji për konsumatorët do të kalojë së shpejti në Kuvend, ndërsa prodhuesve të ushqimeve do u ndihmohet që të mos rrisin edhe më tej çmimet. Përfaqësuesit e lidhjes së sindikatave kërkojnë që Qeveria të marrë masa urgjente për të rritur pagat sipas rritjes së inflacionit, të ndihmojë qytetarët me kartela për ushqim ndërsa punëtorët me transport falas. Nga Lidhja e odave ekonomike kërkuan që Qeveria të sigurojë energji të lirë për kompanitë që të ndihmohet biznesi dhe të ruhen vendet e punës. /KlanMacedonia/