VMRO-DPMNE: Propozimligj për uljen e akcizave për karburantet
Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së në Kuvend sërish do ta dorëzojë propozim-ligjin për uljen e akcizave. Me këtë propozim-ligj, VMRO-DPMNE, propozon 50% ulje të akcizës për benzinën dhe dizelin dhe 100% ulje të akcizës për gazin natyror të rrjedhshëm.
“Qytetarët dhe ekonomia me cdo litër të karburantëve paguajnë cmime të larta enorme. Kjo qeveri solli qytetarët dhe ekonominë në situatë të rëndë ekonomike dhe për këtë shkak duhet që qeveria ta pranojë këtë propozim-ligj ku qytetarët do të paguajnë më lirë 11 respektivisht 13 denarë për një litër benzinë dhe 8 respektivisht 9.5 denarë më pak për një litër dizel”
Ndërkohë, KRRE-ja njoftoi se nga mesnata për 2 denarë do të rritet EUROSUPER -98, kurse për 3 denarë lirohet vaji ekstra I lehtë.
Sipas kësaj, nga 4 Nëntori cmimet maksimale të derivative të naftës do të jenë;
EUROSUPER BS 95 -90.50 DEN/L
EUROSUPER BS 98 -94.50 DEN/L
EURODIZEL BS -99.00 DEN/L
VAJI EKSTRA I LEHTË -93.00 DEN/L
MAZUTI M-1 -50.06 DEN/KG