RajoniTop Lajme

Rama i shqetësuar për situatën në Kosovë: Mbështesim qëndrimet e aleatëve ndërkombëtarë

Shpërndaje

Kryeministri shqiptar, Edi Rama u shpreh se po i përcjellin me shqetësim zhvillimet e fundit në Kosovë. .

Lidhur me këtë, Rama ka thënë se mbështesin qëndrimet e aleatëve ShBA dhe BE dhe se mbështesin planin franko-gjerman.

“Po e ndjekim me vëmendje të madhe e shqetësim të vërtetë situatën e acaruar në Kosovë dhe bashkohemi me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë SHBA&BE. Ndërkohë që mbështesim plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe DIALOG“, ka shkruar Rama në Twitter.