Rroga minimale dhe pensionet në Maqedoninë e Veriut do të rriten në muajin mars për 6 deri 10 për qind
Në Propozim buxhetin për vitin 2023, janë planifikuar saktë dhe në mënyrë precize mjete për paga në përputhje me rritjen e pagës minimale dhe harmonizimin e saj te të punësuarit e tjerë, propozim buxheti përfshin 250 milionë euro për përballimin e krizës, mjete për rritjen e pensioneve, ndërsa objektiv kryesor i këtij Propozimi buxheti do të jenë investimet kapitale, raporton MIA.
Këtë e theksoi zëvendësministri i Financave, Filip Nikolloski, theksoi që janë ndarë mjete shtesë për pensionistët, gjegjësisht është rritur vlera e parave të Fondit për 120 milionë euro, që është edhe konfirmim se kjo Qeveri kujdeset për pensionistët, sepse e dimë që këtë vit pensionet janë rritur për 10 për qind deri më tani dhe tashmë në muajin mars të vitit të ardhshëm do të ketë rritje shtesë prej të paktën 6%.
Zëvendësministri Nikolloski shtoi se me vendosjen e modelit për rritjen e pagës minimale, paga në muajin mars do të rritet për 10% dhe do ta arrijë nivelin prej pothuajse 20.000 denarëve, përkatësisht siç potencoi ai, në muajin mars të këtij viti, paga ishte 15.200 denarë, ndërsa në muajin mars të vitit të ardhshëm, paga do ta arrijë nivelin prej 20.000 denarëve, që paraqet rritje për 31%, ndërsa në krahasim me nivelin e gjashtë viteve paraprake, paga ka u rrit për 100%.