Shpërthimi në Stamboll, Pendarovski ngushëllon homologun turk: Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë
Presidenti Stevo Pendarovski ka shprehur ngushëllime deri tek populli turk dhe deri tek homologu Rexhep Taip Erdogan pas shpërthimit në Taksim të Stambollit, ku deri më tani raportohet se ka 6 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar. Pendarovski gjithashtu uron që të plagosurit të shërohen sa më shpejtë.
“Ngushëllimet e mia më të thella për familjet e të vdekurve, presidentin Erdogan dhe popullin turk, në këto momente të vështira pas shpërthimit të tmerrshëm gjatë ditës së sotme në Stamboll. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë”, shkruan Pendarovski.
Изразувам длабоко сочувство до семејствата на загинатите, претседателот @RTErdogan и турскиот народ во овие тешки мигови по денешната стравична експлозија во Истанбул. На повредените им посакувам брзо закрепнување.
— Stevo Pendarovski (@SPendarovski) November 13, 2022