Bota

Ministri i Jashtëm grek bëri bujë pasi refuzoi të dilte nga aeroplani gjatë vizitës në Tripoli

Shpërndaje

Ministri i Jashtëm i Greqisë anuloi fazën e parë të vizitës në Libi vetëm pak çaste pasi zbarkoi në Tripoli.

Nikos Dendias ishte në një udhëtim teksa do të takonte administratën perëndimore rivale të Libisë në kryeqytet dhe administratën me bazë në lindje në qytetin e Bengazit.

Por ai nuk pranoi të zbriste nga aeroplani në Tripoli kur homologia e tij, Najla Mangoush, erdhi në aeroport për ta përshëndetur. Në vend të kësaj, Dendias fluturoi për në Bengazi, raporton euronews.

Mangoush nënshkroi marrëveshjen e diskutueshme turko-libiane të kërkimit të naftës dhe gazit në tetor – një veprim që Athina e kritikoi, duke pretenduar se qeveria e Tripolit nuk ishte e autorizuar për ta bërë këtë.

Dendias më herët ka kërkuar që të përshëndetet nga presidenti i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit të Libisë, Mohamed Younis Menfi dhe se askush tjetër nuk do të ishte i pranishëm në takim.

Ministria e Jashtme greke e cilësoi incidentin si shkelje të protokollit dhe kushteve të dakorduara për vizitën.

Në një deklaratë të shkurtër, Athina dënoi masën dhe premtoi të hakmerret “me masat e duhura diplomatike”.