Konjufca sërish i drejtohet Komisionit të Venecias për projektligjin për konfiskimin e pasurisë
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, sërish i është drejtuar Komisionit të Venecias pas përfundimit të punës së Grupit Punues në Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Kjo u bë e ditur nga vet ai, përmes një njoftimi në rrjetet sociale. Konjufca po ashtu falënderoi anëtarët e Grupit Punës për punën në këtë nismë që ai e quajti të rëndësishme e që sipas tij ka për qëllim luftimin e krimit të organizuar.
“Pas përfundimit të punës së Grupit Punues në Projektligjin për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, në koordinim me Ministren e Drejtësisë, dje i jam drejtuar sërish Komisionit të Venecias, me kërkesën për verifikimin e amendamenteve, nëse janë adresuar të gjitha rekomandimet e tyre lidhur me këtë Projektligj.”shkroi i pari i Kuvendit.