Kurti: Borrell hoqi dorë nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas takimit trilateral me Borrellin dhe Vuçiqin.
Kurti tha se Borrell hoqi dorë nga propozimi i BE-së për normalizim të plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
“Atë propozim si bazë të mirë për të zhvilluar bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve siç këtë e bën Qeveria e Kosovës…Gjobat të pezullohen të vazhdojnë vetëm qortimet ndërkaq në anën tjetër Serbia të pushojë me prodhimin e targave në Serbi që kanë për dominim Kosovën. Natyrisht për neve nuk është e pranueshme nëse nuk ka dakordim që me urgjencë të angazhohemi për marrëveshje finale për normalitim të plotë të marrëdhënieve.
Me keqardhje mund të them se ndërmjetësit, Borrell, hoqi dorë nga afati marsi vitit 2023 dhe nga propozimi i BE për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Vet e kanë porpozuar dhe në anën tjetër propozimimi është i BE. Kur u takuam në Paris, Borrell tha se nuk është i propozim franko-gjerman, por i BE-së, i mbështetur nga ta. Ai hoqi dorë nga propozimi i BE për normalizim të plotë të marrëdhënie Kosovë-Serbi.
Unë jam i gatshëm të zvhilloj takime me rendin e njejtë, marrëveshje finale që ka njohjen reciproke në qendër dhe çështjet aktuale si puna e targave, nuk bën njëra pa tjetrën”, u shpreh Kurti.