Kovaçevski: Ekipi hetues nga SHBA erdhi sepse jemi partner strategjik i tyre
Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk kishte asnjë vendim dhe as nevojë për të thirrur hetues në vendin tonë, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për media.
Ai sqaroi se vizita e një ekipi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kontrollojnë korrupsionin në vend nuk është me ftesë të vendit tonë, por është rezultat i strategjive të përvijuara të Presidentit të Shteteve të Bashkuara.
“Nëse shikoni strategjinë e presidentit të SHBA-së nga viti 2021, renditen rreziqet për shoqërinë, jetën e qytetarëve, si dhe mënyrat se si trajtohet korrupsioni në vendet që ata i konsiderojnë partnerë strategjikë.
Në kuadër të dialogut tonë strategjik prej vitesh po marrim ndihmë financiare, kadrovike, ndihmë në avancimin e institucioneve tona, në atë drejtim ka shkuar deri tani bashkëpunimi ynë.
Kjo vizitë është pjesë e aktiviteteve të tyre, nuk ka pasur asnjë kërkesë për thirrje, por është pjesë e aktiviteteve të tyre në përballjen me korrupsionin, në vendet që ata i konsiderojnë si partnerë të tyre strategjikë, dhe jemi anëtarë të NATO-s dhe anëtarë i ardhshëm i BE-së, dhe jemi partneri i tyre strategjik”, tha Kovaçevski.