Vajza e Salih Mustafës shkruan për takimin e sotëm me të, tregon çka i tha babai pas dënimit
Sot, ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa, u dënua nga Gjykata Speciale me 26 vjet burgim për krime lufte. Vajza e tij, Buna Mustafa e ka vizituar babain dhe thotë se ai edhe në këtë sfidë “ishte i fortë”.
Ajo ka thënë se me të ka biseduar për çështjen patriotike, ku sipas saj ndër të tjera Salih Mustafa i ka thënë “Patriotizmi në ditë të sotit tregohet përmes punës së juaj të ndershme, arritjeve të juaja. Serbët nuk i keni më aty. E ata që ju respektojnë, i respektoni dy herë më shumë”.
“Një sfidë më shumë për familjen tonë, një përulje tjetër për kombin shqiptarë. Unë sapo dola nga vizita me babin. Nuk kam pasur asnjëherë bisedë më të dashur, më të çlirë dhe më të ndjerë me të. Babi ishte më i fortë se kurrë e më kokëlartë se kurrë. “Patriotizmi në ditë të sotit tregohet përmes punës së juaj të ndershme, arritjeve të juaja. Serbët nuk i keni më aty. E ata që ju respektojnë, i respektoni dy herë më shumë.” Kjo ishte një pjesë e bisedës sonë sot, ku përçohet edhe morali i lartë i babit. Faleminderit familjarëve, miqëve të afërt dhe të gjithë popullit për këtë përkrahje! Por, edhe unë kam të njejtën pyetje: ‘Në emër të cilit popull?’”, shkroi ajo në Facebook.