Shaqiri dhe studentët sot debatojnë për avancimin e ligjit për subvencionimin eracionit për studentë
Masa e subvencionuar e racionit të studentëve jo vetëm që do të jetë në disponim në të ardhmen, por ndërkohë do të përmirësojmë zgjidhjen ligjore sipas nevojave dhe kërkesave të atyre të cilave i referohet. Bëmë premtim dhe pikërishtë sot në takim me studentët po paraqesim propozim për ndryshime që kemi përgatitur dhe pres që ata të japin sugjerime shtesë për të arritur në zgjidhjen që do të jetë mbështetja më e drejtë dhe e vërtetë gjatë studimeve.
Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, i cili sot ndodhet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në takim me përfaqësues të organizatave dhe shoqatave studentore, ku po diskutohet për përmirësimin e zgjidhjes ligjore që parasheh ndarjen e fondeve për subvencionimin e racionit të studentëve.
Ndryshimet i referohen disa segmenteve të ligjit- siç ka sqaruar Shaqiri.
Studentët do ta shfrytëzojnë këtë të drejtë nga e hëna deri të premtën , pa kufizim të orëve. Përjashtim bën periudha nga 1 korrik deri më 14 shtator, kur shfrytëzuesit nuk kanë të drejtë të marrin kompensim të të hollave si dhe për ditët që nuk punohen dhe festat zyrtare.
Gjithashtu, sugjerohet që fondet ditore të pashpenzuara të mos barten për shpenzime të nesërmen.
Në të ardhmen, njësi e posaçme në MASH do të punojë ekskluzivisht për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave dhe për ushtrimin e të drejtës së ushqimit të subvencionuar të studentëve.
Më tej, do të përcaktohen bartësit e transaksioneve të pagesave,gjegjësisht bankat me të cilat MASH do të lidhë marrëveshje jofinanciare për sigurimin e një numri të mjaftueshëm kartash për përdorimin e racioneve të subvencionuara të studentëve dhe personalizimin e tyre, ndërsa llogaritë e studentëve do të udhëhiqen pa pagesë, ndërsa provizioni komisioni për transaksionet do të paguhet nga tregtarët.
Si ofrues të shërbimeve përcaktohen vetëm personat juridikë të cilët prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqime dhe janë të regjistruar në rrjetin e tregtarëve me kodin përkatës dhe do të regjistrohen në një regjistër që do të mbahet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe publikohet në ueb faqen e Ministrisë dhe do të azhurnohen çdo muaj.
Shaqiri pret propozime konstruktive nga studentët deri në përcaktimin e versionit më të mirë të ligjit dhe me këtë, siç u shpreh , Ministria së bashku me Qeverinë vetëm sa po e zgjerojnë edhe më shumë praktikën e bashkëpunimit të përbashkët në politikëbërje.
Ai theksoi se edhe në kushte krize, nevojat e studentëve mbeten prioriteti kryesor i Ministrisë dhe pikërisht sot po realizohet pagesa e mjeteve për ushqimin e subvencionuar të studentëve për të gjithë studentët që aplikuan dhe plotësuan kriteret sipas zgjidhjes ligjore ekzistuese. Ata do të marrin mjetet për dy muaj e gjysmë, pra për gjysmën e shtatorit dhe për tetor dhe nëntor.