Lirohet një nga kirurgët e dyshuar për ryshfet në Spitalin e Vushtrrisë
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka liruar kirurgun e Spitalit të Vushtrrisë, Arsim Latifiaj, i arrestuar nën dyshimin për marrje ryshfeti.
Këtë për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni.
Ndërsa, ndaj kirurgut tjetër Ekrem Sefiu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.
Preteni bëri me dije se kirurgu, Isuf Zekaj ende nuk është intervistuar.
“Për njërin person të ndaluar, me iniciale E.S., Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, dhe seanca pritet të mbahet sot në Gjykatën Themelore në Mitrovicë. I ndaluari tjetër me iniciale A.L., është liruar dhe për të njëjtin do të vendoset në procedurë të rregullt, ndërkaq personi i tretë për këtë rast me iniciale I.Z., nuk është intervistuar ende pasi që ende nuk është arrestuar”, ka thënë Preteni për arbresh.info.