Shkup, një 40 vjeçar ka vrarë nënën dhe gjyshen e tij me mjet të mprehtë!
Një rast i rëndë ka tronditur kryeqytetin e Maqedonisë ditën e sotme.
Një 40 vjeçar ka vrarë nënën dhe gjyshen e tij me mjet të mprehtë.
Rastin për Klan Macedonia e kanë konfirmuar edhe nga MPB.
“Sot (11.01.2023) rreth orës 14:40, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Karposh kanë arrestuar 40 vjeçarin M.J nga Shkupi, për shkak të dyshimit se rreth orës 14:20 i njëjti në banesë në rrugën ‘Rooseveltova’ i ka sulmuar me sende të mprehta nënën dhe gjyshen e tij, të moshës rreth 60 dhe 80 vjeç. Të dyja kanë ndërruar jetë nga plagët e marra. Pas zbardhjes së plotë të rastit, do të dorëzohet një raport përkatës”, thonë nga MPB.