Akuzat ndaj Bushit, prononcohet Spasovski: Publikojini të gjitha materialet
Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski i bën thirrje “biznesmenit anonim” nga Shqipëria i cili pretendon se posedon materiale komprometuese për zëvendësministrin e Brendshëm, Nazim Bushi, t’i publikon të gjitha dhe të bashkëpunon me organet e ndjekjes penale.
“Gjithçka që posedon duhet të publikohet, të dorëzohen tek organet dhe të bëjnë gjithçka që të ndihmojnë në hetim. Nuk më bëhet vonë aspak nëse është funksionar i lartë ose i ulët. Derisa ka kr im, do të përgjigjet”, tha Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.
Mediat në Shqipëri dhe në Maqedoni publikuan informacione të cilat sipas tyre, dëshmojnë se ekziston një grup përfshi edhe struktura të larta të MPB, duke e potencuar zëvendësministrin Bushi të cilët kanë tradhtuar aksione anti-dr ogë të agjencive të huaja, përkatësisht DEA-s amerikane.
Burim i këtyre mediave është një biznesmen anonim i cili sipas tyre posedon edhe audio përgjime, ndërsa ekzistojnë edhe komunikime mes tij dhe personit Trajçe Zaev, shoferi i të cilit u kap në aksionin e 10 prillit të vitit 2021 ku policia shkatërroi një kanal ndërkombëtar duke kapur marijuhanë me vlerë rreth 800 mijë euro.
Në atë aksion u arrestua edhe komandanti i policisë së Prilepit, Kire Spirkovski.
Sipas pretendimeve të mediave, biznesmeni shqiptar denoncimet e tilla i bën me qëllim pastrimin e hesapeve me Bushin mbi motivet për arr estimin e një kushëriri të tij në aksionin e 19 dhjetorit të vitit 2020 në Krushevë ku policia sekuestroi 60 kilogram marijuhanë. Në atë aksion përveç 32 vjetarit nga Shqipëria, u arr estua edhe një shtetas nga Kosova 22 vjeç dhe i afërmi i Bushit gjithashtu 22 vjeçar. Njeriu i dytë i policisë, Nazim Bushi deri tani nuk është prononcuar për ak uzat drejtuar në adresë të tij. /Alsat.mk