Begaj: Shqipëria krah Kosovës për ruajtjen e integritetit territorial
Është mbledhur Këshilli i Sigurimit Kombëtar të Shqipërisë, ku presidenti Bajram Begaj, tha se Shqipëria qëndron në krah të Kosovës për ruajtjen e paprekshmërisë dhe integritetit territorial.
“Shqipëria në krah të Kosovës për ruajtjen e paprekshmërisë dhe integritetit territorial të saj”, deklaroi Begaj të hënën.
Gjatë kësaj mbledhjeje, ku u analizua edhe gjendja e sigurisë kombëtare dhe prioritetet për vitin 2023, u fol edhe për situatën e sigurisë së Shqipërisë gjatë vitit që lamë pas.
Begaj tha se viti se 2022-a ishte i vështirë dhe sfidues për sigurinë kombëtare.
Ai përmendi edhe sulmin kibernetik nga hakerët iranianë, për të cilin tha se shkaktoi probleme në infrastrukturat digjitale.
Sa i përket agresionit të paligjshëm të Rusisë ndaj Ukrainës, presidenti shqiptar tha se ka shkaktuar krizën më të madhe të sigurisë në hapësirën euro-atlantike
“Efektet e këtij agresioni u shoqëruan me rritje të konsiderueshme çmimesh në sektorin ushqimor dhe të energjisë të cilat kanë shtrenjtuar dhe vështirësuar jetën e qytetarëve”, tha ai./ksp