Maqedoni

Ali Ahmeti: “Fronti për Europë” përshpejton rrugën e anëtarësimit në BE (Video)

Shpërndaje

“Maqedonia e Veriut për momentin gjendet në paradhomën për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE)”, kështu deklaroi në fjalën e tij para qytetarëve dhe strukturave partiake në Tetovë, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI)-Ali Ahmeti në suaza të takimeve “Bashkë për Europë”.

“Është një moment historik që ti thërrasim njerëzit, dhe të ulemi e bisedojmë. Mjaftë kanë qenë në garë, provuan 20 vjet partitë politike. 14 janë regjistruar e çregjistruar deri tani, dhe asnjë nuk ka mundur ta fitojë BDI-në. Dhe ne duam tani të hapet një etapë e re për shqiptarët, një front përshpejtuar nga paradhoma në dhomën e BE-së. Të bëhemi një front, në këtë mision kaq të rëndësishëm për të mirën tonë, qytetarëve, shqiptar, maqedonas dhe gjithë të tjerët që jetojnë në këto hapësira. Ky front sipas vlerësimeve është një ndihmë që e përshpejton këtë rrugë. Që përshpejton dhe ndihmon edhe në ndryshimet kushtetuese. Ky front nuk duhet të funksionojë vetëm te ne shqiptarët, por edhe te bashkëqytetarët tonë maqedonas. Të lehtësojmë dhe shkurtojmë rrugën”, deklaroi Ali Ahmeti – lider i BDI-së.