Ambasadorja amerikane shijon bakllavanë e Gostivarit
Ambasadorja amerikane Angela Aggeler, sot ka qëndruar në qytetin e Gostivarit, ku ka realizuar takim edhe me kryetarin e komunës Arben Taravari.
Ky i fundit në një postim në Facebook, ka treaguar se së bashku me ambasadoren kanë shijuar bakllavanë e Gostivarit.
“E falënderova Ambasadoren Aggeler për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për vendin dhe komunën tonë, ku kemi zhvilluar shumë projekte në bashkëpunim me agjenci të ndryshme të financuara nga populli mik amerikan. Bashkëbiseduam edhe për projektet e së ardhmes në komunë dhe shpreha mirënjohje për bashkëpunimin e shkëqlyeshëm në funksion të rritjes së mirëqenies qytetare dhe mjedisore, transparencës dhe llogaridhënies”.
“Bashkërisht vazhduam edhe në diskutimin e organizuar nga Qendra Rinore dhe Komunitare (YCC) në Gostivar, një bashkëfinancim i Ambasadës së SHBA dhe e Komunës së Gostivarit, ku u mbajt diskutimi “Të flasim për sfidat dhe të ardhmen e Maqedonisë së Veriut””, ka shkruar Arben Taravari.