Në Sofje po përgatisin një deklaratë të re për Maqedoninë
Para deputetëve bullgarë do të prezantohet një deklaratë e re për Maqedoninë. Ajo tashmë është miratuar unanimisht në Komisionin e Politikës së Jashtme atje. Ajo dënon, siç thuhet, thirrjet për dhunë ndaj bullgarëve në vend, por edhe sulmin e ashpër ndaj Hristijan Pendikovit.
“Ne përpiqemi me vendosmëri që të merren masa sistematike nga të gjitha institucionet, për të zbuluar autorët dhe ata të përgjigjen për atë që kanë bërë”, thuhet në Propozim Deklarata e Parlamentit Bullgar.
Në Deklaratë thuhet se Shkupi nuk respekton Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe protokollet që dalin nga ajo, dhe dënon, siç thuhet, gjuhën e urrejtjes në shoqëri dhe media në Maqedoni. Vëmendje i kushtohet edhe ndryshimeve kushtetuese.
“Ne shprehim shqetësimin se fushata antibullgare që po përshkallëzohet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kërcënon përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e vendit, zhvillimin e proceseve dhe institucioneve demokratike në Maqedoninë e Veriut, dhe rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në Propozim Deklarata e Parlamentit Bullgar.
Reklama
Sipas Deklaratës, Maqedonia nuk merr përgjegjësi për “problemin ekzistues me të drejtat dhe sigurinë e bullgarëve” në vend. Ndryshe, Shkupi dhe Sofja vazhdojnë të mos kenë gjuhë të përbashkët. Në fund, presidenti bullgar Rumen Radev tha se rasti i Pendikovit është për shkak të diskriminimit sistematik të bullgarëve në Maqedoni, ndërsa autoritetet vendase thonë se diskriminim i tillë nuk ekziston. Presidenti Stevo Pendarovski, tha se rasti në Ohër është dënuar menjëherë nga institucionet, por se subjekte të caktuara politike në Bullgari po e politizojnë./Alsat.mk