Dugolli: Me “Zajednicën” shqiptarët bëhen pakicë në vendin e tyre
Këshilltari i Departamentit të Shtetit Derek Chollet dhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot përsëritën kërkesën e SHBA-së për formimin e Asociacionit.
Kjo nxiti reagimin e shumë deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes, ndër ta ishte edhe Enver Dugolli, i cili ka thënë se me formimin e Asociacionit shqiptarët bëhen pakicë në vendin e tyre.
Sipas tij, e gjithë trysnia për formimin e Asociacionit po bëhet se serbët nuk duan askund të jenë pakicë.
“E gjithë trysnia për ‘Zajednicën’ po bëhet sepse serbët nuk duan askund të jenë pakicë. Kjo buron nga projekti ‘Bota Serbe’, që është emër i ri në shekullin XXI për projektin ‘Serbia e Madhe’ nga shekulli XX. Rrjedhimisht, shqiptarët do të bëhen pakicë përbrenda ‘Zajednicës’, pakicë në shtetin e tyre të Kosovës! Boshnjakët në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe malazezët në Mal të Zi tashmë janë bërë pakicë në shtetet e tyre!”, shkroi ai në Facebook.