LAJMI I FUNDIT: Tjetër tërmet në Turqi, 7.7 shkallë
Një tjetër tërmet i fuqishëm raportohet se ka ndodhur në Turqi.
Tërmeti ishte i fuqisë 7.7 shkallë të Rihterit dhe është i fuqishëm sa ai i mëngjesit, që shkaktoi qindra viktima.
Më poshtë i keni të dhënat nga faqet që tregojnë për tërmetet:
https://www.emsc.eu/Earthquake/earthquake.php?id=1218771
https://www.emsc.eu/Earthquake/earthquake.php?id=1218779
******
Drejtoria e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Türkiye-s (AFAD) njoftoi se një tërmet tjetër me magnitudë 7.6 ballë ka goditur provincën jugore Kahramanmaraş, transmeton Anadolu.
Sipas informacionit në faqen e AFAD-it, tërmeti ka ndodhur në orën 13:24 sipas orës lokale në lagjen Elbistan të qytetit Kahramanmaraş.
Tërmeti 7.6 ballë ka ndodhur me një thellësi prej 7 kilometrash.