Kreu i AFAD, Sezer njofton se është rritur në 1.014 numri i personave që kanë humbur jetën në tërmetin në Türkiye
Kreu i AFAD, Sezer njofton se është rritur në 1.014 numri i personave që kanë humbur jetën në tërmetin me qendër në Kahramanmaraş.
Erdoğan: Mëngjesin e sotëm në ora 04:17 na ka tronditur katastrofa më e madhe që nga tërmeti i vitit 1939 në Erzincan.
Erdoğan: Institucionet shtetërore me të gjitha shërbimet janë mobilizuar në rajonin e prekur nga tërmeti.
Erdoğan: Nga tërmeti në Türkiye kanë humbur jetën 912 persona ndërsa 5.385 janë plagosur.
Erdoğan: Vazhdojnë aktivitetet e kërkim-shpëtimit të qytetarëve tanë që kanë mbetur nën rrënoja në rajonet e goditura nga tërmeti.
Erdoğan: Më shumë se 900 shpëtimtarë aktualisht janë duke kërkuar të zhdukurit pas tërmetit, numri i shpëtimtarëve vazhdimisht po rritet.
Erdoğan: Deri më tani nga rrënojat janë shpëtuar 2.470 persona ndërsa numri i ndërtesave të rrënuara ka shkuar në 2.818.
Erdoğan: Ka filluar vendosja e kontakteve me vendin tonë me qëllim të ndihmës ndërkombëtare. NATO, BE dhe 45 vende kanë ofruar ndihmë për Türkiye-n.