Momenti i nxjerrjes së fëmijës dy vjeçar, nga ekipet e kerkim shpëtimit të FSK-së
Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë njoftuar se kanë shpëtuar nga rrënojat e tërmetit në Turqi një fëmijë të moshës 2-vjeçare.
Përmes një komunikate për media thuhet se ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga mëngjesi janë duke operuar me kapacitete të plota në Hatay të Turqisë dhe në orët e mbrëmjes kanë arritur të nxjerrin një fëmijë të moshës dy vjeçare duke shtuar se janë duke bërë përpjekjet maksimale për të shpëtuar edhe nënën e saj që është e ngujuar në rrënoja.
“Në orët e mbrëmjes kanë arritur të nxjerrin një fëmijë të moshës dy vjeçare dhe janë duke bërë përpjekjet maksimale për të shpëtuar edhe nënën e saj që është e ngujuar në rrënoja.
Ekipet tona gjatë operacionit kanë hasur në viktima në objektet e kollapsuara, por prioritet është duke ju dhënë atyre vendeve ku janë detektuar persona të gjallë.
Krenar me djemtë dhe vashat tona!”, thuhet në njoftim.
Ne videon e mëposhtme e keni momentin e nxjerrjes së fëmijës dy vjeçar nga rrënojat, nga ekipet e kerkim shpëtimit të FSK-ja: