BotaTop Lajme

Një tjetër mrekulli në rrënojat e tërmetit në Turqi, 33-vjeçarja del e gjallë me djalin e saj pas 68 orësh

Shpërndaje

Një tjetër mrekulli është regjistruar në rrënojat e tërmetit në Turqi, ku një nënë dhe djali i saj 5 vjeçar kanë arritur të dalin gjallë pas 68 orësh.

33-vjeçarja Serap Topal dhe djali i saj, Mehmet Hamza Topal u bllokuan në rrënojat e shtëpisë së tyre në Kahramanmaras pas tërmetit 7.8 Rihter.