Türkiye, shpëtohet një 7-vjeçar nga rrënojat 163 orë pas tërmetit
Në qytetin Hatay, 163 orë pas tërmetit në Türkiye është shpëtuar 7-vjeçari Mustafa i cili kishte mbetur nën rrënoja, raporton Anadolu.
Janë në vazhdim punimet e kërkim-shpëtimit nën rrënojat e ndërtesave që janë shembur në rajon pas tërmetit me qendër në Kahramanmaraş dhe i cili ka prekur 10 qytete të vendit.
Ekipet e kërkim-shpëtimit të bashkisë metropolitane të qytetit Konya që vazhdojnë punimet nën rrënojat e një ndërtese, arritën të shpëtojnë 163 orë pas tërmetit djalin Mustafa.
Mustafa u nxorr nga rrënojat nën shoqërimin e duartrokitjeve dhe tekbireve dhe iu dorëzua ekipeve shëndetësore.