Snopçe i përgjigjet Zendelit: Qëndrojmë pas çdo deklarate si ndaj VMRO-së si ndaj LSDM-së, ju heshtët si ligjin për shtetësi si për avokatin e popullit
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe në debatin për rekonstruimin e qeverisë i është përgjigjur deputetit të Lëvizjes Besa, Fadil Zendelit i cili pyeti ASH-në se nëse qëndron pas deklaratave që kanë thënë kundër BDI-së, LSDM-së dhe VMRO-së, deputeti Snopçe tha se qëndrojnë pas çdo deklarate që kanë deklaruar nkundër LSDM-së, BDI-së, VMRO-së dhe qeverisë në përgjithësi.
Madje deputeti Snopçe i kujtoi Fadil Zendelit disa ngjarje kur ai ka zgjedhur të heshtë si për ligjin për shtetësitë ku Zendeli është reshtuar me qeverinë, ne ishim kundër avokatit të popullit që të mos jetë zgjidhje partiake e ai ishte kandidat i BDI-së, ju heshtët dhe votuat për të. por ju heshtët dhe u reshtuat me qeverinë, kur ne insitonim të mos shtyhet regjistrimi i popullsisë si pasoj e marrëveshjes mes Mickovskit dhe Zaevit që të mos e yvoglojm intesitetin e regjistrimit të diasporës ju edini deri në momentin që u shty regjistrimi ishin regjistruar mbi 200mi qytetarë ndërsa pas shtyrje u regjistruan vetëm 5-6mi, pra ne kemi pasur të drejtë por ju u reshtuat me qeverinë e jo me ne.